Zgjedhjet në Shqipëri, hapet zyrtarisht fushata zgjedhore: PS kërkon mandatin e katërt, PD rikthimin në pushtet pas 12 vitesh

Shpërndaje

Shqipëria ka hapur sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Partitë kryesore, PS dhe PD, janë duke aktivizuar motorët për një betejë të fortë, ku PS kërkon mandatin e katërt nën drejtimin e Edi Ramës, ndërsa PD synon rikthimin në pushtet pas 12 vitesh.

PD, me sloganin “Për Shqipërinë Madhështore”, e nis sot zyrtarisht fushatën në sheshin “Nënë Tereza”, ku Berisha ka paralajmëruar surpriza. Ndërkohë, PS do të çelë fushatën më 12 prill në sheshin “Skënderbej”, me fokus tek integrimi i Shqipërisë në BE, duke u mbështetur në projektin “Shqipëria 2030”.

Partitë e tjera, përfshirë Lulzim Bashën, Agron Shehajn dhe Lëvizjen Bashkë, do të zhvillojnë aktivitete të ndryshme, në takime me qytetarët në qarqet e vendit./Reporteri

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme