Zgjedhjet e parakohshme, Gashi me mesazh për opozitën

Shpërndaje

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka theksuar se zgjedhjet lokale do të mbahen në muajin tetor të këtij viti dhe se nuk është e nevojshme që bashkë me ata lokale të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Nuk ka arsye të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ne muajin tetor të këtij viti do të ketë zgjedhje lokale ku qytetarët do të zgjedhin kryetarët e tyre të komunave që do të zgjidhin problemet e tyre lokale”, ka thënë Gashi për emisionin Agjenda 35 në RTVM.

Ai me këtë ka hedhur posht kërkesën e opozitës shqiptare për zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ata lokale.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme