Zgjedhja e ministrit dhe zv.ministrit, VLEN: Sjellim ndryshimin me emra që bëjnë krenar çdo qytetar!

Shpërndaje

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të shqyrtojë propozimin e qeverisë për Azir Aliun si Ministër i Shëndetësisë dhe Albrim Hoxhën si Zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave. E përmes një kumtese ka reaguar VLEN.

“Profesor Azir Aliu, një figurë e pakontestueshme në fushën e teknologjisë, inovacionit dhe arsimit të lartë, do të udhëheq Ministrinë e Shëndetësisë me një prioritet të qartë: digjitalizimin e sistemit shëndetësor për një shërbim modern dhe efikas për qytetarët.

Në të njëjtën kohë, Albrim Hoxha, një zë i fuqishëm i terrenit, me përvojë të thellë në gazetari, politikë rurale dhe projekte për zhvillimin e bujqësisë, merr detyrën e zëvendësministrit të Bujqësisë me një mision të patundur: mbështetje parezervë për bujqit dhe fshatin.

Emërimi i këtyre dy kuadrove tregon qartë se VLEN nuk bën kompromis kur vjen puna te cilësia dhe përfaqësimi. Ne e dimë se qytetarët meritojnë më shumë, dhe me këta njerëz në institucione, do ta kenë më shumë!

VLEN po ndërton shtet me dije, guxim dhe drejtësi, për popullin, me popullin!”

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme