Ish ministri i Financave, Xhevdet Hajredini përmes një statusi ironizues në “Facebook”, ka thënë se figura e vetme politike që e pa BDI-në të reformuar ishte Arben Taravari.
Sipas Hajredinit, BDI-ja u “reformua” me ndihmën e Musa Xhaferit dhe Ismail Jahoskit, i njohur si “Pucko Petroll”.
“Se bashk me Aliun dhe Musën, me ndihmën e Jahoskit, BDI është reformuar, deri tani i vetmi dhe i pari e pa Taravari”, ka shkruar Hajredini.