Vullnet dhe Zamira Dauti i bashkangjiten kalasë së Shpresës dhe Dinjitetit – VLEN

Shpërndaje

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami dhe njëri nga krerët ekoalicionit VLEN, ka njoftuar se dy figura të rëndësishme nga Tetova i janë bashkangjitur,, kalasë së SHPRESËS dhe DINJITETIT., siç ka preferuar ta quaj Kasami, koalicionin VLEN.

Pjesë e VLEN siç njoftojnë nga Lëvizja Besa, janë bërê, Vullnet dhe Zamira Dauti.

Njoftimi i plotë:

Vullnet dhe Zamira Dauti i bashkohen VLEN–it
Dy figura të njohura nga Tetova, Vullnet dhe Zamira Dauti, i janë bashkuar Kalasë së SHPRESËS dhe DINJITETIT

Vullnet Dauti me një përvojë të gjatë në fushën e komunikimit dhe informimit publik. Si gazetar dhe aktualisht si zyrtar për informim publik në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, ka ndërtuar një profil të respektuar për profesionalizëm dhe etikë të lartë pune. Vullneti sjell me vete përvojë të çmuar në ndërtimin e besimit publik dhe promovimin e vlerave demokratike.

Magjistrja Zamira Dauti, përveç si farmaciste kryesore në një nga farmacitë më të mëdha në vendin tonë, është edhe lektore, ka qenë e angazhuar si mësimdhënëse dhe në vazhdimsi mbështet studentët në kuptimin e koncepteve dhe bazave farmaceutike. Zamira flet rrjedhshëm pesë gjuhë dhe vazhdimisht është e angazhuar në sektorin e Farmacisë.

Me VLEN-in, Vullneti dhe Zamira i japin zë shpresës, dijes dhe përfaqësimit të denjë. Së bashku ndërtojmë një të ardhme më të drejtë për të gjithë.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme