VLEN: Tetova dhe Zhelina edhe më afër përmes rrugës së re, tetori vula e zhvillimit të komunave shqiptare

Shpërndaje

Rrugë e re, një hap drejt së ardhmes! Sot, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, së bashku me kryeministrin, Hristijan Mickoski, kryetarin e Zhelinës, Blerim Sejdiu, deputetin Adnan Azizi dhe funksionarë tjerë të qeverisë e subjektit VLEN kanë marr pjesë në hapjen e rrugës së re Pallaticë – Tetovë – një rrugë e rëndësishme që lidh banorët e komunës së Zhelinës me Tetovën!

Lidhim fshatra me qytetin, lehtësojmë qarkullimin rrugor dhe krijojmë kushte më të mira për jetesë! Kjo është qeveria VLEN, ky është ndryshimi që po e realizojmë në terren! Po punojmë në çdo komunë, si asnjëherë më parë dhe si askush tjetër deri tani!

Megjithatë, investimet infrastrukturore përmirësojnë cilësinë e jetesës për qytetarët, krijojnë mundësi të reja ekonomike dhe kontribuojnë në integrimin e rajonit në rrjetin kombëtar të infrastrukturës. Me angazhim të vazhdueshëm dhe bashkëpunim ndërinstitucional, është e mundur që këto projekte të realizohen me sukses dhe të kontribuojnë në një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët pa dallim.

Nuk ka më komuna të pa zhvilluara, me VLEN nga tetori secila komunë shqiptare do të frymojë ndryshe, zhvillimi do të vërehet në çdo kënd. Na presin shumë punë, qytetarët mjaftë kanë pritur tani është koha që të shohin e prekin rezultatet e punës me ndershmëri dhe përgjegjësi të plotë.

Tetova dhe Zhelina po ndërtojnë të ardhmen! Ta gëzojnë banorët!

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme