VLEN shpall nisjen e rrugëtimit për fitore

Shpërndaje

VLEN, koalicioni i shpresës, unitetit dhe ndryshimit të shumëpritur, sot hap zyrtarisht Shtabin Qendror për zgjedhjet lokale!

Por ky nuk është thjesht një shtab. Nuk është një zyrë politike si gjithë të tjerat. Ky është baza ku lind fitorja, aty ku nis zhvillimi dhe dinjiteti për çdo qytetar shqiptar, në çdo komunë të vendit.

Kjo është hapësira ku fillon ndryshimi. Aty ku strategjia takohet me vullnetin, ku idealet bëhen plan, e plani bëhet veprim!

Të gjithë liderët tanë – të fortë, të bashkuar, me vizion dhe përvojë – do të jenë aty. Aktivistët tanë, zemra e kësaj lëvizjeje, do ta mbushin këtë vend me energji, ide dhe pasion.

Sepse VLEN nuk është vetëm një emër politik – VLEN është një betim për ndryshim!

Ne do të ndërtojmë një pushtet lokal që i shërben qytetarit. Do t’i kthejmë komunat në duart e popullit. Do të hapim dyert për meritokraci, zhvillim dhe barazi të vërtetë!

Sot hapet Shtabi! Nesër nis rruga drejt fitores!
Bëhuni gati – historia fillon tani!

VLEN, sepse shqiptari meriton më shumë se premtime – ai meriton ndryshim!

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme