Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi s’bashku me kryeministrin Mickoski dhe Ministrin Orhan Murtezani kanë vendosur gurthemelin e një investimi të ri.
Për këtë ka njoftuar Durmishi i cili mes tjerash ka dhënë edhe detaje.
Në njoftimin e tij, Durmishi ka thënë se bëhet fjalë për kompaninë turke, “Shehterm”, e cila pritet yë investojë në vendin tonë mbi 100 milion euro pas çka do të hapen mbi 1 mijë vende të reja pune, njofton gjurme.info.
Njoftimi i plotë:
KRIJOJMË VENDE TË REJA PUNE✅
☀️Bashkërisht me Kryeministrin, Hristian Mickoski dhe Ministrin për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani sot hodhëm gurthemelin e 🏭ndërtimit të kompanisë turke “Shahterm” me një vlerë investimi prej 100 milion euro në një sipërfaqe prej 13 mijë metra katrorë ku do të krijohen 📈mbi 1000 vende të reja të punës.
⏺️Punojmë për çdo ditë për zhvillim ekonomik, krijimin e vendeve të reja të punës dhe një ekonomi të qëndrueshme!
#EkonomiaNëFokus #VendeTëRejaPune #Investim