Toshkovski takohet me shefin e policisë së Dubait, Abdulla Kalifa Al Mari

Shpërndaje

Shkup, 15 maj – Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në kuadër të vizitës në Emiratet e Bashkuara Arabe, mori pjesë në Samitin botëror të policisë në Dubai – platformë globale për bashkëpunim të sigurisë, inovacione teknologjike dhe e ardhmja në punën e policisë, e cila bashkon liderë dhe ekspertë policorë prej mbi 100 shtete.

Në samit, siç kumtoi në profilin e tij në Fejsbuk ministri Toshkovski, në fjalimin e tij, foli për rolin e Maqedonisë si shtet i pozicionuar strategjik në Ballkan – i vogël për nga dimensionet, por i madh për nga rëndësia kur bëhet fjalë për stabilitetin rajonal dhe sigurinë evropiane.

“Fola për përvojat tona me menaxhimin me krizën e emigrantëve, përballjen me tregtinë me drogë dhe krimin e organizuar, si dhe për bashkëpunimin tonë operativ me NATO-n, BE-në dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë. Theksova se Maqedonia, edhe përkundër resurseve të kufizuara, tregoi aftësi të ofrojë kontribut real në përballjen me kërcë[nimet transnacionale të sigurisë”, shkroi Toshkovski në Fejsbuk.

Në margjina të samitit, ministri Toshkovski realizoi takim të rëndësishëm bilateral me shefin e Policisë në Dubai, Abdulla Kalifa Al Mari, ku u falëdnerua për mundësinë që shteti jonë të jetë pjesë e një forumi të këtillë strategjik.

“U dakorduam për intensifikim të bashkëpunimit në nivel teknik mes dy institucioneve, me theks në këmbimin e njohurive dhe përvojave, posaçërisht në pjesën e transformimit digjital dhe implementimit të veglave të bazuara në inteligjencën artificiale në punën policore. Pjesëmarrja në një samit të këtillë nuk është simbolike, është mundësi reale për rrjetëzim me koelgë nga e mbarë bota, për ndarje të praktikave të mira dhe krijim të partneriteteve të cialt çojnë drejt përgjigjeve më të shpejta dhe më të koordinuara ndaj sfidave bashkëkohore të sigurisë. Maqedonia mbetet aktore e përkushtuar dhe me përgjegjësi në përballjen m sfidat e sigurisë të karakterit ndërkombëtar, me përcaktim të qartë për thellim të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe zbatim të veglave inovative në drejtim të avancimit të sigurisë së shtetit dhe qytetarëve”, shkroi Toshkovski në Fejsbuk.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme