Thellohet diferenca në Bogovinë, Feti Abazi i VLEN-it prin me 54,5%

Shpërndaje

Bogovinë, 28 tetor – Kandidati i koalicionit VLEN për Komunën e Bogovinës, Feti Abazi, ka thelluar ndjeshëm epërsinë ndaj kundërkandidatit të tij nga AKI, Besnik Emshiu, në prag të balotazhit për këtë komunë.

Sipas anketës më të fundit të publikuar nga Qendra për Hulumtime Politike dhe Komunikim (CRPC), Feti Abazi gëzon mbështetje prej 54,5% të të anketuarve, ndërsa Besnik Emshiu ka përkrahje prej 37,5%.

Nga personat e anketuar, 8% janë shprehur se ende nuk kanë vendosur se për kë do të votojnë ose kanë refuzuar të përgjigjen.

Anketa është zhvilluar në terren gjatë periudhës 25–26 tetor 2025, duke përfshirë 395 qytetarë të Komunës së Bogovinës, të përzgjedhur në mënyrë të rastësishme nga të gjitha vendbanimet e komunës.
Përzgjedhja është bërë duke marrë parasysh përbërjen etnike, gjininë, moshën dhe nivelin arsimor të të anketuarve.

Marzha e gabimit të anketës është ±3,5%.

Sipas analizës së CRPC-së, Feti Abazi ruan një avantazh të qëndrueshëm.
Rezultatet tregojnë se mbështetja për Abazin është konsoliduar pas raundit të parë, ku ai fitoi me një diferencë të ngushtë dhe për pak nuk e mbylli garën që në raundin e parë.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme