“Lloga, të falënderoj që e pranon publikisht se karriera jote politike nuk matet me reforma apo rezultate, por me kohën se kush është në pushtet. Je me BDI-në, dje ishe me LSDM-në, sot në përulësi para VMRO-së… dhe mbi të gjitha, në garë me këta (ish)shokët e tu për t’ia fituar zemrën Ali Ahmetit. Sa për Mijallkovin, të gjithë e dimë:
Ti je ai që i hape derën e burgut. Ky është “kulmi” i suksesit tënd. Ty askush nuk do të të mbajë mend për reformë, por për këtë “shërbim” të madh që ia bëre Mijallkovit. Përndryshe, nuk je ti që duhet të kërkosh çfarë kanë bërë të tjerët — ti duhet të shpjegosh çfarë bëre ti kur ato të cilët desh e vranë Ziadinin ia hape derën e burgut dhe tani janë në liri”, ka shkruar Sali./ZYRTARE.net/

Shpërndaje
Lajmet e fundit