Në mbledhjen e ardhëshme të rregullt të Qeverisë që do të mbahet të martën pritet shkarkimi i Ministrit të Shëndetësisê, Arben Taravari, njofton gjurme.info.
Se nga e marta nuk do të jenë në Qeveri e ka pranuar edhe vet Taravari.
Gjatë fjalimit të tij në promovimin e kandidaturës së Iseni Shabani, Taravari njoftoi gjithashtu se Aleanca për Shqiptarët do të tërhiqet nga qeveria, duke e bërë të ditur se nga e marta partia e tij nuk do të jetë më pjesë e koalicionit qeveritar.
Se Taravari do të shkarkohet ka thënë edhe kryeministei Hristian Mickoski, duke thënë se Taravari ka preferuar të shkojê nê prehrin e BDI-së.
Për largimin e Taravarit nga Qeveria pas afrimit me BDI-në kanë insistuar krerët e VLEN./gjurme.info/