Kryetari i pavendosur dhe pa subjekt politik, Arben Taravari në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Mediave ka dulmuar mediat po edhe gazetarët.
Nê vend se ti urojë dhe tu dalë në mbrojtje, Taravari i ka cilësuar mediat si subjekte shantazhuese.
Veç asaj, Taravari ka folur edhe për nivelin e gazetarisë duke përqeshur e sulmuar profesionistët që në përditshmëri mundohen për raportim të drejtē.
Ai ka uruar vetëm “mediat” që i shkojnë përshtati dhe portalet që i “çojnë” ujin në bunarë.
Statusi i plotë:
Niveli i gazetarisë është një shenjë e qartë që tregon lirinë dhe emancipimin e një vendi.
Ka media që shantazhohen por edhe media që keqpërdorin pozitën e tyre.
Si njëra si tjetra përbëjnë krim që duhet dënuar sot e gjithmonë!
Dhe respekt e mbështetje për të gjithë ato media që me guxim bëjnë punë të mirë!!