“Po kthehet në përqafimin e Ali Ahmetit, i dëshiroj shumë fat!
Ky ishte prononcimi i djeshëm i premirit Micko për media, ku deklaroi se Taravari “po kthehet në përqafimin e Ahmetit” që do të thotë se nuk do të jetë më pjesë e shumicës parlamentare të qeverisë së koalicionit.
Ata gjithsesi do të takohen sot ose nesër për një takim përmbyllës me ç’rast do t’i japin fund “bashkëjetesës” së tyre në pallatin e bardhë, ku aleancistët do të kalojnë në opizitë për shkak të mospajtimit me vredistët në qeverinë e koalicionit.
Mickoski tha se do të ishte e ndershme nëse këtë e kishte bërë vet, por po bëhet gjithnjë më e sigurt se ai po kthehet në përqafimin e gjithë atyre që për dy dekada kanë kriminalizuar Maqedoninë.
Micko me këtë përkufizim përjashtoi veten dhe komitët e tij nga përgjegjësia dhe kriminalizimi i politikës nacionalshoviniste atëherë kur bashkëqeverisën me integristët e Ali Ahmetit për dy mandate dhe nuk u distancua asnjëherë nga krimet dhe fushatat antishqiptare që udhëhoqi ish lideri i komitëve Grujo ndaj shqiptarëve siç ishin: Monstra, Brodeci ekzekutimi i grupit të Arun Aliut etj., të cilat nuk qënkan kriminalizim pasi janë kryer gjatë kohës kur kanë qeverisur komitët me integristët, por quhet kriminalizim vetëm atëherë kur integristët kanë qeverisur me socialdemokratët!