Taravari i vetmuar në prehrin e Aliut, strukturat e ASH-së kalojnë në VLEN

Shpërndaje

Arben Taravari po përballet me një valë të madhe braktisjesh politike që e kanë lënë tërësisht të izoluar në aventurën e tij të fundit me BDI-në. Tashmë edhe dy figura të rëndësishme nga ASH-ja, kryetarja e Forumit Rinor, Yllka Nuredini, dhe deputetja, Mimoza Musa janë rreshtuar hapur përkrah koalicionit opozitar VLEN.

Këto zhvillime i japin goditjen përfundimtare narrativës së Taravarit, që dikur fliste për parime dhe ndryshim. Me Mimoza Musën që shihet çdo ditë në terren përkrah VLEN-it dhe me Yllka Nuredinin që del haptas kundër afërsisë së Taravarit me Ali Ahmetin, po bëhet gjithnjë më e qartë dhe njerëzit me integritet politik e vizion për të ardhmen janë larguar nga rruga e mbrapshtë që ka marrë kreu i saj.

Sot, Taravari duket si një figurë e humbur, pa strukturë, pa mbështetje, dhe me një parti të shkatërruar nga pazaret politike. Nga tribuni i dikurshëm i opozitës, është shndërruar në një instrument të dorës së vjetër politike.

Në anën tjetër, VLEN po forcohet dita ditës me përkrahjen e rinisë dhe të atyre që nuk e shesin besimin e qytetarëve për poste personale. Braktisja e Taravarit nga Yllka Nuredini dhe Mimoza Musa është vetëm dëshmia më e fundit se ndryshimi nuk ndalet dhe se ai nuk kalon nga pazaret me Ali Ahmetin.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme