Sulmohet sepse nuk u shit, Sulejmani kërcënohet për refuzimin e bashkëpunimit me BDI-në

Shpërndaje

Ish-deputeti i respektuar Salim Sulejmani është duke përjetuar presione të paprecedentë nga brenda partisë që dikur i besoi. Kërcënimet që kanë nisur pas dorëheqjes së tij janë një shenjë e qartë se ASH-ja nën drejtimin e Taravarit nuk po funksionon më si një strukturë demokratike, por si një organizatë e mbyllur ku ndëshkohen ata që guxojnë të thonë të vërtetën.

Salim Sulejmani e mori mandatin si përfaqësues i popullit në kuadër të koalicionit VLEN, dhe përmes dorëheqjes së tij, ai tregoi se e respekton vullnetin e qytetarëve që votuan për ndryshim, jo për pazare politike me strukturat e vjetra. Gjatë gjithë angazhimit të tij, Sulejmani ka qenë i qartë: asnjëherë nuk do të mbështesë politika që çojnë drejt afrimit me BDI-në, parti që ai e ka konsideruar si simbol të kapjes së shtetit dhe zhgënjimit për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Burime të brendshme flasin për një klimë frike dhe linçimi, ku çdo zë kritik etiketohet si “armik” apo “tradhtar”. Në realitet, vetë Taravari dhe rrethi i tij i ngushtë janë ata që po tradhtojnë idealet mbi të cilat u ndërtua Aleanca për Shqiptarët. Ndërkohë, qytetarët shprehen të zhgënjyer që figura si Sulejmani, që tregoi integritet të rrallë politik, tani po goditen në mënyrë të ulët dhe të koordinuar.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme