Sulejmani, deputeti shembull, me dinjitet dhe kredibilitet moral e politik – nuk pranoi tradhëtinë

Shpërndaje

Duke mos pranuar devijimin politik të nisur nga Arben Taravari dhe duke mos pranuar të tradhëtoj kauzën e ndryshimit për të cilën edhe e morri mandatin, deputeti tsshmë i dorëhequr i ASH-së, Salim Sulejmani nga Struga ështé shembull se si duhet të veprojë njê deputet me dinjitet duke mos pranuar të bëhet “kukull” e cila udhëhiqet nga kryetari i partisë.

Sulejmani ka qenë një nga deputetët shembull edhe sa ka qenë aktiv në mandatin e tij, njofton gjurme.info

Transparent dhe gjithmonë i hapur edhe oër mediat.

Nga foltorja Sulejmani ka ditur shpesh të godasë me fjalimet e tij kundër korrupsionit dhe krimit të instaluar nga BDI-ja e cila ishte 20 vite në pushtet.

Sulejmani nuk është i vetmi që është kundër Taravarit, sepse publikisht kreun e ASH-së e kundërshtojnë edhe zv. Kryeministri Arben Fetai, Syrja Rashidi, Azir Aliu dhe figura të larta e eminente brenda për brenda ASH.

Vlen të përmendet se Fetai, Aliu dhe Rashidi po edhe figura tjera dje kanë takuar edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti/gjurme.info./

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme