Futbollisti i FC Shkupit, Numan Ajeti, është ftuar nga përfaqësuesja e Maqedonisë U21 për grumbullimin e muajit maj, ku do të zhvillohen dy takime miqësore kundër Kosovës. Ndeshja e parë do të luhet më 28 maj në Prishtinë, ndërsa e dyta tre ditë më vonë në Shkup.
Ajeti ishte pjesë e ekipit të drejtuar nga Goran Staniç edhe në miqësoret e muajit mars në Antalia, dhe pritet të jetë një nga shtyllat kryesore të skuadrës në fushatën kualifikuese për Euro U21 vitin 2027, që do të zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi.