Sinani: Gjuha prokovuese e Stoiloviqit, e nxitur nga Beogradi nuk kalon

Shpërndaje

Ngjarjet e fundit në lidhje me drejtorin e Inspektoratit të gjuhës shqipe ku ministri Stoilkoviq tha se do të kërkojë shkarkimin e tij në seancën e ditës së sotme, ka bërë të reagojë dhe analisti Arsim Sinani i cili ka lëshuar një porosi ku thotë se duhet mbajtur duart larg nga gjuha shqipe.

Larg duart nga gjuha shqipe. Ivan Stoilkoviqi mendon se mund të bëjë shaka me Gjuhën Shqipe. As ai, dhe askush tjetër as edhe shkronjën A se prek, e lere më gjuhën shqipe. Retorika shoviniste e përfaqësuesit sërb i afërt ne Vuçiqin dhe Dodikun mund ti dëmtojë marrëdhëniet shqiptaro-maqedone, pasi Sërbia e do Maqedoninë e Veriut banovinë sërbe. Por gjuha e tij prokovuese, e nxitur nga Beogradi nuk kalon, thjeshtë ai, e sfidon veten drejtë një dështimi, shkruan kështu në reagimin e tij Sinani.

Sipas tij, partitë shqiptare po reagojnë shumë dobët dhe se kjo lejon që Stoilkoviqi të fitojë teren.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme