Shqipe Mustafa i reagon Taravarit: Kjo nuk është rruga e Arbërit

Shpërndaje

Anëtarja e kryesisë Qëndrore të Aleancës për Shqiptarët njëherit edhe kryetarja e asambles së femrës Dega Kërçovë, Shqipe Mustafa është e rradhës qê ka reaguar kundër vendimit të Arben Taravarit për të dalë nga Qeveria, njofton gjurme.info.

Mustafa thotë se me vendimin e fundit të Arben Taravarit jo vetëm që u është kthyer shpina qytetarëve që i besuan Taravarit, por është dëmtuar rëndë edhe imazhi i partisë në sytë e opinionit publik.

Vendimin e Taravarit, Mustafa e vlerëson si kthese të pakuptimtë dhe të papërgjegjshme politike.

Reagimi i plotë:

Deklaratë e pakënaqësisë!

Si ish anëtare e kryesisë Qëndrore të Aleancës për Shqiptarët dhe si kryetare e asambles së femrës Dega Kërçovë ndjej detyrim moral dhe politik të shpreh publikisht pakënaqësinë time të thellë ndaj vendimit të marr nga kryesia e partisë.
Unë kam qenë pjesë aktive e kësaj partie me bindjen se Aleanca për Shqiptarët përfaqëson një zë të ndryshimit, përfshirjes dhe të drejtave të qytetarëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Vendimi për t’u larguar nga pushteti në këtë moment kritik për vendin dhe për komunitetin tonë, në vend që të luftojmë për të përmbushur premtimet tona nga brenda institucioneve, për mua përfaqëson një akt të papërgjegjshëm dhe të dëmshëm.

Përmes këtij qëndrimi, jo vetëm që është kthyer shpina qytetarëve që na besuan, por është dëmtuar rëndë edhe imazhi i partisë në sytë e opinionit publik. Largimi pa strategji dhe pa transparencë e shndërron gjithë sakrificën e strukturave dhe të anëtarësisë në një lojë politike personale, gjë që nuk mund dhe nuk duhet të pranohet.

Si reagim ndaj kësaj kthese të pakuptimtë dhe të papërgjegjshme politike, unë deklaroj distancimin tim nga kjo linjë veprimi dhe rezervoj të drejtën time për të mbajtur qëndrim kritik dhe të pavarur, gjithmonë në funksion të interesit të qytetarëve dhe të idealit për të cilin u angazhova fillimisht.

Kjo nuk është rruga e Arbërit, rrugë të cilën e kam pasur ideal dhe e kam ndjekur për dy dekada.
Besimi im mbetet tek politika me parime, jo tek lëvizjet taktike që shërbejnë interesave të ngushta personale.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme