Kanë shpërthyer pakënaqësitë brenda ASH-sē së Arben Taravarit vetëm një ditë pas lajmeve se kjo e fundit do të dalë nga Qeveria.
Kryetari i degës së AZH-së në Kumanovë ka kritikuar ashpër bashkëpartiakun e tij, Arben Fwtain, vetëm pse ky i fundit është kundër vendimit që ASH të bashkëpunojē me BDI.
Mustafi ka akuzuar Fetain se ai një periudhë ka qenë edhe kundër kryeministrit Kurti dhe ka bashkëpunuar me Frashër Krasniqin e të tjerët.
Ka sqaruar se vendimet politike merren në organet partiake.
Reagimi i plotë:
Kur të flasësh për biografinë tënde si pjesë e Vetëvendosjes, do të ishte korrekte të citohet edhe fakti që ju bashkangjite nismës së Dardan Molliqajt e Frashër Krasniqit për shkatërrimin e Vetëvendosjes, por fatmirësisht rezultoi si tentativë e dështuar!
Funskionarët e lartë të ASH-së duhet ta kenë të qartë se vendimet politike se çfarë kahje do të merr subjekti politik merren në organet partiake e jo në rrjetet sociale, sepse aty bëhet gjah për like e komente asgjë më shumë!