Sot është shkarkuar nga detyra, Enver Bexheti, gjykatësi i përfshirë në skandalin që tronditi sistemin gjyqësor të Maqedonisë.
Vendimi vjen vetëm pak kohë pasi ai, së bashku me zëvendëskryeministrin Artan Grubi, u përfshi në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit.
Sipas SHBA-ve, Bexheti dyshohet për përfshirje në korrupsion të rëndë dhe ndërhyrje në sistemin e drejtësisë, konkretisht në një rast gjyqësor që përfshin ish-shefin e DSK-së, Sasho Mijallkov. Raportimet nga autoritetet ndërkombëtare theksojnë se gjykatësi ka ndikuar në vendimmarrje në këmbim të ryshfetit.
Me përjashtimin e tij nga sistemi gjyqësor, autoritetet vendase janë nën presion të rritur për të hetuar më tej lidhjet politike dhe gjyqësore që kanë ndihmuar në mbylljen ose manipulimin e proceseve të ndjeshme gjyqësore