Një tjetër çështje që ka ngritur debat publik është mënyra e përcaktimit të përkatësisë etnike në zbatim të ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.
“Emri dhe mbiemri i qytetarit në letërnjoftim, i regjistruar në gjuhën zyrtare përkatëse, do të merret si bazë. Kjo është në përputhje me amendamentin V të Kushtetutës dhe Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve”, shpjegon Shasivari.
Ai shton se dokumentet do të kryqëzohen për të shmangur abuzimet me deklarime të rreme, që kanë ndodhur me sistemin e Balancuesit