Në vigjilje të ndodhive të fundit për daljen e Arben Taravarit ose mbetjen e tij në Qeveri dhe ikjes ose shtimit të numrit të deputetëve në shumicën parlamentare, në një intervistë për Televizionin Publik Shtetërorë në Gjuhën Shqipe, anëtari i kryesisë qëndrore të vLEN, Blerim Sejdiu ka thënë se takimi i mbrëmshëm i VLEN me kryeministrin ka qenë shumë i rëndësishëm.
“Takim shumë i rëndësishëm i rikonfirmimeve tona si partner qeveritar dhe edhe njëher u konfirmua edhe nga kryeministri por edhe nga partnerët e koalicionit VLEN se nuk do të kemi asnjë far tolerance ndaj askujt që me një dorë përshëndet qeverinë dhe me një dorë përshëndet BDI-në apo oponentët tanë historik. Kjo lëvizje, kjo mënyrë që ne normalisht se e gjykojmë ashpër nuk do të pranohet për arsye se qytetarët nuk kanë votuar për të pasur pazare individuale të fshehta, por për një transparencë dhe një sqarim për çdo veprim që ne kemi ndërmarë. Kemi kërkuar votën e qytetarëve që të na sjellin këtu, votë që ka qenë për ndryshim që është nënkuptuar në të njëjtën kohë edhe kundër BDI-së’’, tha Sejdiu.
Sipas Sejdiut, nuk do të ketë krizë në Qeveri
“Vazhdojmë me ndryshimet tona kemi qenë Qeveria e ndryshimit, e rëndësishme është se qytetarët nuk do të zhgënjehen dhe rrugëtimi jonë është duke ecur shumë mirë kurse përgjegjësinë që kanë marrë mbi supe e kanë vetë individ të caktuar”, pohoi Sejdiu.
Shton se të jesh në VLEN dhe të bashkëpunosh me BDI-në është e pamundur.
“Kjo politikë nuk është e VLEN, të bashkëpunosh me BDI-në dhe të luftosh e të vish në Qeveri si oponent i BDI-së,, tu thuash qytetarëve se kërkoj votën të jem kundër një mendësije të vjetër dhe një regjimi 20 vjeçar dhe sot sa vjen në Qeveri e kritikon vetëveten”, veçoi Sejdiu.
Duke folur për numrin e deputetëve, Sejdiu tha se ka bisedime me deputet që pritet dhe kanë interes ti bashkëngjiten shumicës parlamentare
“Është e vërtetë se ne kemi pasë bisedime edhe me eksponent që kanë qenë të hapur me Qeverinë dhe në këtë drejtim do të ketë zhvillime të reja. Sa i përket asaj se çfarë ndodh me deputetët e Arben Taravarit, ata do të mbajnë përgjegjë individuale para strukturave, sepse ne jemi çdo dit afër strukturave të ASH-së, kemi miq, kemi shokë dhe ata nuk janë as të njoftuar, as si kryesi as si Kuvend po as si struktura me atë se çfarë ka ndërmarë si individ Arben Taravari”, tha mes tjerash Sejdiu.