Sejdiu zbulon: Në mes të korrikut VLEN do ti shpall të gjitha emrat e kandidatëve!

Shpërndaje

Koalicioni opozitar shqiptar VLEN është ende në fazën e anketimeve të brendshme për përzgjedhjen e kandidatëve për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në vjeshtë. Edhe pse në opinion janë përmendur disa emra, koalicioni nuk ka dalë ende me qëndrime zyrtare.

Kryetari i Komunës së Zhelinës dhe funksionar i VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka bërë të ditur se emrat përfundimtarë do të bëhen publikë gjatë muajit korrik.

“Gjatë javës së parë të korrikut do t’i kemi disa emra të kandidatëve për kryetarë komunash, e deri më 16 korrik pritet të publikohen të gjithë emrat për këto zgjedhje. Disa emra tashmë janë përmendur në media – për Tetovën, ndoshta edhe për Zhelinën, Çairin – por përderisa anketimet e brendshme nuk përfundojnë, nuk duam të dalim me deklarata zyrtare,” deklaroi Sejdiu.

Kjo qasje, sipas tij, synon të ruajë seriozitetin dhe objektivitetin e procesit zgjedhor brenda koalicionit.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme