Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, në intervistën e fundit në TVAlsat, deklaroi se VLEN është zëri i shqiptarëve në Qeveri dhe se votuesi shqiptar e përcakton se kush do të jetë në qeveri. Ai shtoi se VLEN është ndër shtyllat kryesore dhe vendimmarrëse në qeveri e cila përfaqëson denjësisht shqiptarët.
“Ne kemi krijuar për herë të parë standarde dhe kulturë të llogaridhënies dhe transparencës. Me këtë tentojmë ta sjellim atë që ua kemi premtuar qytetarëve dhe ua kemi kthyer besimin në institucione. Sot çdo kush që e shkel ligjin është i prekshëm. Ne nuk mund të bëjmë mrekulli, nuk ka kaluar ende asnjë