Sejdiu: Rruga historike që lidh Merovën me Sallarevën po merr formë

Shpërndaje

Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, sot inspektoi punimet infrastrukturore në fshatin Merovë, ku po rindërtohet rruga historike që lidh këtë vendbanim me Sallarevën dhe rrugën rajonale.

Sejdiu theksoi se ky investim do të forcojë lidhjen mes fshatrave dhe do të krijojë mundësi të reja për zhvillimin e turizmit malor. Ai shtoi se urbanizimi dhe zhvillimi i çdo fshati të komunës do të vazhdojë pa ndërprerje.

Shkrimi i plotê:
Ditë e premte, puna nuk ndalet.
Në vazhdën e inspektimeve të punimeve infrastrukturore, sot vizitova 📍fshatin Merovë, ku po punohet në 🛣️rrugën historike që lidhë rrugën regjionale me fshatin Merovë dhe Sallarevë. Ky investim do të lidhë edhe më fortë njerëzit dhe fshatrat si dhe do të krijojë mundësi të mëdha për zhvillimin e turizmit malor🏔

Zhurma jonë janë 🏗️makinerit e punëve të cilat i bëjmë, ndërsa zhvillimi e urbanizimi i çdo fshati vazhdon pa ndalë. Për komunën tonë, për bashkëqytetarët e mi! 🫶

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme