Kryetari i Komunës së Zhelinës nuk di të ndalet, për çdo ditë që po kalon, Sejdiu promovon projekte që ka filluar ose i ka përfunduar, njofton gjurme.info
Edhe sot kreu i Zhelinés ka njoftuar për nisjen e punimeve për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit në Leshnicë. Thotë se për herë të parë ky fshat bëhet me rrjet të kanalizimit.
“Punimet për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit në fsh.Leshnicë e poshtme janë në zhvillim e sipër. Ky projekt është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës bazë dhe mbrojtjes së mjedisit dhe shëndetit për të gjithë banorët. Falënderojmë qytetarët për durimin dhe bashkëpunimin gjatë kësaj faze ndërtimi.
Bashkë ndërtojmë një të ardhme më të pastër për komunën tonë”, ka shkruar Sejdiuz shkruan gjurme.info.