Shkruan: Blerim Sejdiu – Kryetar i Zhelinés
Pollogu po zgjohet, Zhelina po ecën! Shqiptarët e këtij rajoni nuk u dorëzuan kurrë, as atëherë kur udhëtonin mes gropave dhe harresës. Autostrada Tetovë–Gostivar, pjesë e Korridorit 8, është një borxh i kahershëm ndaj Pollogut dhe një mundësi e madhe për Zhelinën që të lidhet, të zhvillohet dhe të marrë vendin që e meriton në hartën e investimeve.
Kjo rrugë nuk është vetëm asfalt. Është dinjitet për shqiptarët, është një kthesë e re për një rajon që ka kërkuar vetëm punë të ndershme dhe trajtim të barabartë.
Na qoftë përhajr!