Duke folur për largimin e Arben Taravarit nga Koalicioni VLEN, deputeti i këtij koalicioni Bekim Sali ka folur edhe për aktivistët e dëshpêruar nga kjo “përçarje”.
Sipas deputetit VLEN është ende këtu. Sepse thotë se ndryshimi i vërtetë nuk tradhtohet. Ai mbrohet.
Reafimi i plotë:
Për të gjithë ata që ndihen të tradhtuar nga ky devijim — ju mirëkuptojmë. Sepse edhe ju e nisët për ndryshim.
VLEN është ende këtu. Sepse ndryshimi i vërtetë nuk tradhtohet. Ai mbrohet.
VLEN nuk është vetëm një emër — është një ideal që na bashkoi nga Alternativa, LD, Besa, ASH, Vetvendosje, organizata nga shoqeria civile dhe shumë të tjerë që besuan në ndryshim.
Ky projekt nuk u ndërtua për interesa personale, por me votën e secilit përkrahës mbi vlera: dinjitet, përfaqësim të ndershëm dhe shpresë për të ardhmen.
Sot disa kanë zgjedhur rrugë të tjera. Është e drejta e tyre.
Por ka një dallim të madh mes atyre që u tërhoqën për arsye të dyshimta dhe atyre që ende qëndrojnë për idealin.
VLEN është për këdo që nuk e shet bindjen për karrige, dinjitetin për përfitim. Për ata që nuk e ndërrojnë shpresën për marrëveshje.