Deputeti i koalicionit VLEN, Bekim Sali përmes një statusi në ‘Facebook’, i ka reaguar kreut të Bashkimit Demokratik për Integrim, pasi këta të fundit dolën në mbrojtje të medresesë.
Sipas Sali-t, Ahmeti dje doli me deklaratë se është pjesë e një sekte kontraverse, sot mbron medresenë.
Shton se Ahmeti dikur fliste edhe për “demokratizim” dhe “luftë kundër korrupsionit”, por nga ana tjetër heshti për Soravinë.
Reagimi i plotë i deputetit Bekim Sali;
Vetëm budallallëku nuk ka fund. Dje deklaroi se është pjesë e një sekte kontraverse, sot mbron medresenë. Sot, i njëjti, në rolin e mbrojtësit të medresesë?E njëjta dorë që flet për “demokratizim” dhe “luftë kundër korrupsionit”, por nga ana tjetër heshti për Soravinë. Hipokrizia nuk njeh kufij!