Search
SYLA GROUP
Zyrtare.net
Zyrtare.net
LajmeRidvan Azizi: Shqiptarët e Maqedonisë janë popull shtetformues, jo pakicë që pret ndihmë nga ambasadorëtPublished 3 minutes ago on 05/07/2025By redaksia2
ShareTweet
8
SHPËRNDARJE!
SHPËRNDAJE!
Tweet
Studiuesi Ridvan Azizi ka reaguar ndaj përpjekjeve të BDI-së për t’ia mveshur suksesin e hapjes së shkollave shqipe në Maqedoninë e Veriut ambasadorit të Shqipërisë në këtë vend. Sipas tij, një qasje e tillë bie ndesh me parimet dhe narrativat që vetë BDI ka ndërtuar për vite me radhë, veçanërisht kur është tani në opozitë.
“Narrativa e BDI-së, prej kohësh, ka qenë që shqiptarët nuk janë pakicë që presin zgjidhje nga jashtë, por popull shtetformues me të drejta të plota brenda Maqedonisë së Veriut. Tani që janë jashtë qeverisë, po i bien vetë ndesh kësaj narrative, duke e portretizuar ambasadorin e Shqipërisë si zgjidhës të problemeve të shqiptarëve këtu,” shkruan Azizi.
Ai thekson se ambasadat luajnë rol të rëndësishëm në mbrojtjen e minoriteteve jashtë kufijve, por kjo nuk duhet të vlejë për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, të cilët, sipas Kushtetutës dhe Marrëveshjes së Ohrit, nuk janë pakicë, por një nga shtyllat e shtetformimit.
“Shqiptarët këtu nuk kanë nevojë që një ambasador i huaj të hapë shkolla shqipe në vendin e tyre. Ata kanë të drejtë të plotë të kërkojnë dhe të marrin shërbime në gjuhën amtare, në kuadër të sistemit shtetëror,” shton ai.
Sipas Azizit, një ambasador që tenton të paraqesë shqiptarët si minoritet që ka nevojë për ndërhyrje nga jashtë, duhet jo të përshëndetet, por të kritikohet./Zyrtare.net