Rexhepi nënshkruan programin kulturorë të Ansamblit shqiptar për vitin 2026-të

Shpërndaje

Drejtori i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Shqiptare në RMV, Jetmir Rexhepi ka nénshkruar programin zyrtar kulturor për vitin 2026 – një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të identitetit tonë kulturor kombëtar.

Siç njoftojnë nga Ansambli viti 2026 do të jetë i mbushur me projekte të reja, aktivitete artistike dhe paraqitje të denja në skenat vendore e ndërkombëtare.

“Kanë për qëllim promovimin dinjitoz të vlerave tona popullore – këngës, valles dhe trashëgimisë shqiptare. Nën vizionin dhe udhëheqjen profesionale të drejtorit Rexhepi, Ansambli po shndërrohet në një qendër moderne të artit popullor, duke e vendosur kulturën shqiptare në qendër të vëmendjes publike dhe institucionale.

Ansambli ynë mbetet një ambasador i gjallë i kulturës shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe më gjerë! 🎶🇦🇱”, thuhet në njoftimin e Ansamblit.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme