Regjistrimi dhe ndarja e mërgatës, Azizi: Zullumqarët e BDI-së, mundohen të shesin moral

Shpërndaje

Adnan Azizi, deputet i koalicionit VLEN njëherit edhe shef i shtabit qendror zgjedhor për zgjedhjet lokale të këtij koalicioni, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me regjistrimin e popullsisë, njofton gjurme.info.

Sipas Azizit, Ilmi Selami që aso kohe mbante pozitén e zv. Drejtorit nga BDI-ja ishte i deleguari special i Grubit dhe Ahmetit në operacionin për fshirjen e mërgatës shqiptare.

Shkrimi i plotë:
Ilmi Selami, zv/drejtori i BDI-së, në Entin Shtetëror të Statistikave në vitin 2021 kur u bë Regjistrimi i popullsisë, ishte aktori kyç i Ali Ahmetit dhe Artan Grubit për dëmtimin e shqiptarëve në atë proces dhe uljen e numrit.

Ata mendojnë se shqiptarët harrojnë se Ali Ahmeti me LSDM-në vendosën që në regjistrim, popullsinë ta ndajnë në rezidente dhe jo rezidente, ZULLUMI MË I MADH shekullor që iu bë shqiptarëve në Maqedoni!

Gjatë regjistrimit, Ilmi Selamit largoi të gjith instruktorët që do i bënin ballë procesit dhe s’do lejonin manipulimin e rezultatit, nuk kishte kapacitet ta mbroj regjistrimin e mërgatës, ku ndoshta edhe bashkë me LSDM-në e çaktivizonin me qëllim që mërgata mos regjistrohet, nuk diti ose nuk deshi ta organizoj mirë administratën dhe regjistruesit shqiptarë që të regjistrojnë çdo shqiptar dhe ndihmoi plotësisht në dështimin e regjistrimit të shqiptarëve!

Për ta thënë shkurt, falë punës së Ilmi Selamit, LSDM regjistroi rreth rreth 132 000 qytetar (të etnitetit maqedonas) më shumë dhe në fund Ali Ahmeti doli e quajti regjistrimin e suksesshëm, me përqindje joreale të shqiptarëve dhe me mërgatën si jorezidente.

Sot, zullumqarët mundohen të shesin moral!

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme