Refleksionet e studiuesit zviceran: Në ’42-n, kur anglo-amerikanët donin të formonin një qeveri shqiptare në mërgim, Konica shkruante se Mbreti Zog…

Shpërndaje

Është krejt si të thuash aksiomë, mendimi i shprehur se historia është kujtesa e zgjuar e një populli! Ajo nuk fle kurrë. Ajo nuk mund të flejë, se përndryshe do të ishte vdekje e kombit. Kjo nuk do të thotë aspak se nuk mund të gjenden njerëz, që të kërkojnë të vrasin historinë. Përkundrazi, këta janë në bollëk dhe këtë e dëshmoi sidomos diktatura shqiptare gjysmëshekullore e cila, jo vetëm falsifikoi e denigroi një periudhë relativisht të gjatë të historisë së këtij shekulli por, sidomos u përpoq ta vrasë atë. Ajo çka rëndon në Shqipëri, por edhe në Kosovë, Mal të Zi e Maqedoninë Shqiptare, u quajt “Periudha e Zogut”, e cila u vesh prej historiografisë komuniste, me gjitha të zezat, ashtu siç u konvenonte ekspansionizmit sllavo-ortodoks, greko-serbo-bullgar e, atij italian.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme