Qyra: Projekti prej 1.6 milionë euro në Strugë ogur i ditëve të mira që po vijnë për Strugën

Shpërndaje

Kryetari i Odës Veriperëndimore të Maqedonisë OVM-së, Mendi Qyra, në paraqitje për media nga Struga gjatë fillimit të punimeve për ndrrimin e gypave të azbesit me gypa të ri tha se ky është investim i nevojshëm dhe shumë i kërkuar nga struganët. Ai shtoi se për projekte të tilla ka nevojë shumë qyteti i Strugës, dhe theksoi se Strugën e presin edhe shumë investime të tjera.

“Sigurisht që unë si kryetari i OVM-së ndjehem krenar sot meqë vijë nga Struga dhe po flasim për projektet e tilla që qytetarët i kërkojnë. Sidomos për ndërrimin e gypave të azbesit që janë kancerogjen, falë investimit të kësaj qeverie. Të jetë kjo si ogur i mirë për të vazhduar tutje, qytetarët kanë nevojë të marrin ujë të pastër nga këto gypat e ti që do të vendosen. Qeveria duhet të mbështesë më shumë projekte të tilla pasi qytetarët kanë nevojë. Ne kemi edhe shumë projekte të tjera që janë të rëndësishme e që me mbështetjen e qeverisë do të realizohen”, tha kryetari i OVM, Mendi Qyra.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme