Qoku; Ali Ahmeti krye-fajtor i 100 aferave anti shqiptare

Shpërndaje

Duke folur për largimin e Taravarit nga Qeveria dhe bashkëpunimin e tij të mundëshëm me Ali Ahmetin, ka reaguar deputeti i koalicionit VLEN, Bekim Qoku.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, qoku ka thënë se për të është e pakuptimtë se si kundërshtarët politik të përbetuar shfajsohen kaq lehtë.

Sipas Qokut Ahmeti “kryeplaku” është kryefajtorë i mbi 100 aferave anti-shqiptare.

“Nuk e kuptoj se si kundërshtarët e përbetuar politikë e falën dhe e shfajësuan kaq lehtë bashkëpunimin politik me kryeplakun, njëherësh kryefajtorin e 100 aferave antishqiptare ndër vite?!”, ka shkruar Qoku

 

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme