Qeveria e Serbisë miraton 4 ditë pushim gjatë Kurban Bajramit, vendimin e ka përshëndetur Reis I-Ulema Nexhmedin ef. Saqip
Në mbledhjen e fundit, Qeveria e Republikës së Serbisë ka miratuar një rekomandim që u mundëson besimtarëve të Bashkësisë Islame të përfitojnë katër ditë pushimi gjatë Kurban Bajramit – njëra nga dy festat më të mëdha të fesë islame.
Ministria e Punës, Punësimit, Çështjeve të Veteranëve dhe Sociale ka shprehur kënaqësinë për miratimin e kësaj iniciative, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm drejt afirmimit të lirive fetare dhe respektimit të identitetit të të gjithë qytetarëve të Serbisë.
Qeveria thekson se Serbia mbetet një shembull i një shoqërie që vlerëson diversitetin, ku dallimet nuk janë pengesë, por themel për mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë.
Me këtë rast, të gjithë besimtarëve myslimanë që festojnë Kurban Bajramin u drejtojmë urimet më të sinqerta, duke iu dëshiruar që festën ta kalojnë në paqe, shëndet dhe gëzim familjar.
Lidhur me këtë rekomandim qeveritar Reis I-Ulema Nexhmedin ef. Saqipi, shpreh mirënjohje në emrë të Bashkësisë Islame të Serbisë dhe në emër të gjithë besimtarëve.