“Presidentja ime e preferuar”, shefi i NATO-s me fjalë të mëdha për Osmanin

Shpërndaje

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian që u mbajt dje në Tiranë është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Në një video shihet se Osmani e Rutte shkëmbejnë një përshëndetje mjaft të ngrohtë.

Gjatë përshëndetjes dëgjohet shefi i NATO-s, Rutte duke i thënë Osmani “presidentja ime e preferuar”, njofton Klankosova.tv.

Samiti i Komunitetit Politik Evropian është mbajtur dje në Tiranë, ku Kosova është përfaqësuar nga presidentja Vjosa Osmani.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme