Poroji dhe Drenoveci qëndrojnë përkrah Kasamit: Vazhdon mobilizimi për Fitoren e Madhe

Shpërndaje

Kryetari i Tetovës Bilall Kasami, sonte ka vizituar shtabet në Poroj dhe Drenovec, për t’i falënderuar aktivistët dhe banorët për mbështetjen më 19 nëntor, si dhe për të kërkuar mobilizim më të madh për në raundin e dytë.

Në një prezencë të madhe të mbështetësve, Kasami thotë se me ta ka biseduar rreth punëve që janë bërë gjatë mandatit të parë dhe planet për mandatin e dytë.

“Poroji dhe Drenoveci vazhdojnë mobilizimin për Fitoren e Madhe. Vizitova shtabet në Drenovec dhe Poroj për t’i falënderuar për përkrahjen e jashtëzakonshme më 19 tetor. Bashkëbiseduam rreth punëve që janë bërë gjatë mandatit të parë dhe planet tona për mandatin e ardhshëm”.

“Poroji dhe Drenoveci do të vazhdojnë të zhvillohen dhe të transformohen si e gjithë Tetova. Pashë mobilizim maksimal që më 2 nëntor ta konfirmojmë Fitoren e Madhe, rrugën e zhvillimit, mirëqenies dhe dinjitetit për Tetovën”, ka shkruar Kasami në Facebook, pas takimit me aktivistët në Poroj dhe Drenovec.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme