“Përdhosja e simboleve të UÇK-së dhe Kosovës”, Veteranët e UÇK-së me akuza të rënda për Ramën..

Shpërndaje

Reagimi i plotë i Veteranëve të Luftës së AuÇK-së i publikuar në “FACEBOOK”.

Të mundohesh ta përdhos UÇK-në dhe simbolet kombëtare në Tiranë, ta shkelësh Kosovën, të shkelësh mbi gjakun e dhjetëra mijëra kosovarëve të masakruar nga Serbia, do të thotë tradhëti, pabesi dhe servilizëm ndaj Aleksandar Vuçiqit.

E këtë mbrëmë e bëri Edi Rama me policinë e tij, të cilët për të mos e hidhëruar trashëgimtarin e Millosheviqit, e për të mos u prishur me vëllanë e tij Viqiç, shkuli nga stadiumi i Tiranës të gjitha simbolet kombëtare, simbolet dhe veshjet e UÇK-së!

Kjo ishte një masakër e dytë pas 25 viteve, për të gjithë shqiptarët por këtë herë jo nga Serbia, por për shkak të Serbisë nga ana e Ramoviqit?!

Ramoviqit i cili kur flet para Kuvendit të Kosovës me “Krenari” dhe zë të lartë, e sulmon vetëm Albinin por jo edhe pretendimet dhe politikat serbe në Kosovë të cilat zbatohen përmes dorës së zgjatur nga disa gazetarë, media dhe politikanë atje!

E për çudi, këtë skandal dhe masakër të dytë ndaj shqiptarisë e heshtën edhe numri i madh i mediave në Shqipëri, por sidomos në Kosovë e Maqedoni!

Media të cilat kur “liderëve” të caktuar u rrezikohet burgu për shkak të krimit në pushtet, bëhet patriote dhe lidhin gjithçka me çështjet kombëtare! Por kur vërtet përdhoset çështja kombëtare ata heshtin! Por ja ra ky rast e dëshmoi shumë çka!

Dëshmoi se Ramoviqët dhe LPK-stët e Jugosllavisë, mbesin të bashkuar rreth idealeve sllave e anti shqiptare!

Por për fat të keq të tyre, e për fatin e mirë të shqiptarëve, u dështon gjithçka, siç u dështoi edhe Ballkani i Hapur!

E tani ta shohim nëse vëllau i Edit, Vuçiqi do të ndalojë në stadiumin e Beogradit parullat anti shqiptare, parullat se “Kosova ështç Serbi” dhe ata ku shkruhen “dhums gazi për shqiptarët”! Apo ata si prishin punë?!

Turp, krim, tradhëti!

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme