Përçarje në ASH? Në horizont një lëvizje e re kundër vendimit të Taravarit

Shpërndaje

Burime jozyrtare për redaksinë tonë bëjnë të ditur se brenda Aleancës për Shqiptarët po thellohen pakënaqësitë ndaj vendimit të kryetarit Arben Taravari për t’u larguar nga koalicioni opozitar VLEN dhe për të braktisur pjesëmarrjen në qeveri.

Sipas këtyre burimeve, është në formim e sipër një lëvizje e brendshme politike, e përbërë nga funksionarë dhe struktura të partisë që nuk pajtohen me këtë drejtim të ri. Kjo rrymë vlerëson se vendimi i Taravarit është i nxituar, i paqartë në synime dhe në kundërshtim me pritjet e votuesve shqiptarë. Sipas tyre, qëndrimi aktual i kryetarit e afron partinë me BDI-në dhe Ali Ahmetin, gjë që bie ndesh me frymën opozitare që Aleanca kishte ndërtuar në vitet e fundit.

Deri më tani, nuk ka pasur ndonjë deklaratë zyrtare nga partia lidhur me këto zhvillime, por pritet që në ditët në vijim të ketë qëndrime më të qarta, si nga kryetari Taravari, ashtu edhe nga eksponentë të tjerë të Aleancës për Shqiptarët.
Kjo situatë pritet të ndikojë ndjeshëm në konfigurimin e skenës politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht në prag të përgatitjeve për zgjedhjet lokale.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme