“Përçarja”, Iseni: Aktivistët e ASH-së, kanë qenë dhe mbeten kundër BDI-së

Shpërndaje

Gazetari dhe politologu Xhenur Iseni përmes një shkrimi në “Facebook”, ka komentuar ndarjen për herë të tretë të Aleancës për Shqiptarët, njofton gjurme.info.

Sipas Isenit, ndarhaja e tretë që shihet në horizont tek ASH-ja është për shkak të BDI-së.

Shton se aktivistët e ASH-së si trup gjithnjë kanë qené dhe mbeten kundér BDI-së dhe çdo tentim për të bashkuar këto dy subjekte do të sjell përçarje.

‘Një vit më parë, ASH u nda, sepse njëri shkoi te BDI. Edhe sot, çdo tentativë për t’u afruar me BDI-në çon në përçarje të njëjtë. Kuptojeni mirë: votuesi i ASH-së është dhe do të mbetet gjithmonë kundër BDI-së, pa asnjë kompromis!”, ka shkruar Iseni./gjurme.info/

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme