Përçahet Fronti Europian, Bejxhan Iljaz “rreshtohet” krah deputetëve të VLEN dhe VMRO-së

Shpërndaje

Koalicioni opozitar Fronti Europian ka filluar të përçahet.

Deputeti i këtij koalicioni Bejxhan Iljaz pa u konsulltuar fare me krerët e koalicionit dje ka votuar për disa ligje të cilat kanë ardhur në Kuvend si propozim i shumicës parlamentare, njofton gjurme.info

Me këtë veprim, ai ka shkelur premtimet e Frontit se nuk do ti mbështes këto ligje.

Për këtë ka folur sot kryetari i ASH-së që është pjesë e Frontit Europian i cili mes tjerash ka thënë se Bejxhan Iljaz duhet të sqarohet për mënyrën se si ka vepruar.

Sela tha se Iljaz nuk e ka konsulltar atë për këtë veprim.

Veprimi i tillë nxjerr në pah edhe nëj fakt tjetër, atë se brenda Frontit partitë nuk komunikojnë fare për mënyrën e veprimit.

Vota “Për” e Iljaz është dëshmi se ai ka filluar diskutimet me shumicën parlamentare për të kaluar krah shumicës parlamentare.

Se Fronti do të përçahet është thënë disa herë nga krerët e VLEN.

Ndryshe, dje zv.kryeministri është takuar me kreun e Partisë Demokratike Turke, parti të cilës Iljaz i takon. Nga ky takim, priten zhvillime interesante/gjurme.info./

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme