Memishi jep lajmin e madh: Miratohen 116 milionë denarë për 47 projekte nëpër komuna

Shpërndaje

Drejtori i Byrosë për Zhvillim Rajonal, Daut Memishi nga VLEN ka njoftuar se sot është miratuar vendimi  për financimin e projekteve në kuadër të Programës për Zhvillim të Barabartë Rajonal, njofton gjurme.info.

Sipas Memishit, me vendimet e miratuara sigurohet shpërndarja e gjithsej 116 milionë denarëve për realizimin e 47 projekteve, të cilat do të kontribuojnë në zhvillim më të barabartë dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në pjesë të ndryshme të shtetit.

“Këto investime janë pjesë e angazhimeve strategjike për zvogëlimin e dallimeve rajonale dhe sigurimin e një zhvillimi më të qëndrueshëm dhe të balancuar në të gjithë shtetin”, ka shkruar mes tjerash Dauti./gjurme.info/

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme