PDSH si opsion për hyrje në Qeveri, me një zëvendësministër dhe disa drejtori?!

Shpërndaje

Burime qeveritare bëjnë të ditur për INA se Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) është opsion për t’u bërë pjesë e Qeverisë.

Nga partia e Menduh Thaçit nuk ka ende asnjë reagim lidhur me këto zhvillime.

Siç mëson INA, nëse arrihet marrëveshja, PDSH-së do t’i takojë posti i zëvendësministrit të Jashtëm, ku në këtë detyrë pritet rikthimi i Fatmire Isakut – e cila ka shërbyer në këtë post gjatë qeverisjes së kaluar. Po ashtu, PDSH mund të marrë edhe disa drejtori, por aktualisht gjithçka është jozyrtare. Me hyrjen e mundshme të PDSH, VLEN do arrij në 12 deputetë.

Pritet deklarata e Menduh Thaçit për të konfirmuar ose përgënjeshtruar këto informacione.(INA)

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme