Pas vetos për “Likovën”, Shaqiri takohet me një kryetar të VLEN-it!

Shpërndaje

Pas lajmit të gjurme.info se Rijad Shaqiri ka vendosur veto dhe kusht opozitës që ai të jetë kandidat në Komunën e Likovës ose në të kundërtën do të kalojë në koalicionin VLEN kanë ndodhur zhvillime të reja.

Gjurme.info raporton ekskluzivisht se së fundmi, deputeti Shaqiri është takuar edhe me njërin prej krerëve të VLEN.

Aktualisht nuk do të publikojmë emrin e liderit të koalicionit VLEN me të cilin Shaqiri është takuar, megjithatë do të ju informojmë për çdo moment të ri.

Në vazhdim, Lajmi që dje Gjurme.info e punlikoi..

Kushti i fortë i Riad Shaqirit: “O Komunën e Likovës, o shkoj në VLEN!”, Taravari në hall, Fronti në krizë

Fronti Europian vazhdon të dridhet nga brenda, këtë herë në zonën e Likovës. Riad Shaqiri, një prej figurave lokale më me ndikim në këtë komunë, i ka dhënë ultimatum Arben Taravarit: “Nëse nuk jam kandidat për Likovën, kaloj në VLEN sikur ish bashkëpartiakët e mi!”

Burime të brendshme konfirmojnë se Shaqiri ka kërkuar hapur kandidaturën për kryetar komune dhe nuk pranon kompromis. Vendimi i tij vjen në një moment të ndjeshëm për Frontin, që tashmë është i tronditur nga përplasjet për Saraj dhe përçarjet pas ndarjes së heshtur me Bexhetin.

Taravari, i cili po përpiqet të ruajë kontrollin e mbetur në degën e ASH-së në Likovë, thuhet se është futur në një kurth politik pa dalje.
Nga njëra anë, Riad Shaqiri i kërkon kandidaturën me ultimatum. Nga ana tjetër, Ali Ahmeti thuhet t’i ketë thënë prerë: “Likovën as në ëndërr nuk e sheh!”

Tensionet janë të mëdha, dhe çdo vendim mund të jetë pikë kthese në fatin politik të Frontit në këtë komunë kyçe. VLEN, nga ana tjetër, e ka ndjekur situatën nga afër dhe sipas burimeve, ka shprehur gatishmëri për ta pritur Shaqirin “me krahë hapur” nëse ndarja me Frontin bëhet zyrtare.

Kushti i Shaqirit mund të jetë vetëm fillimi i një zinxhiri lëkundjesh që po e bëjnë gjithnjë e më të brishtë strukturën e Frontit Europian në shumë komuna shqiptare.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme