Pas SHBA-ve, edhe ambasadori i BE-së Rokas, takon Arben Fetain

Shpërndaje

Pas lajmeve se Arben Fetai do të mbetet pjesë e Qeverisë me një pjesë të ASH dhe nuk pajtohet me vendimin e Arben Tatavarit, zv. Kryeministri ka pasur një ditë me agjendë tepër të rëndësishme.

Ai fillimisht u prit në Ambasadën e SHBA-ve ku takoi zv. Misioneren e SHBA-ve.

Pas kétij takimi, Fetai ka vazhduar në takim tjetër ku éshtë mirëpritur nga Ambasadori i Bashkimit Europian, Michalis Rokas, njofton gjurme.info.

Për takimin ka folur vet zv. Keyeministri Fetai.

Njoftimi i plotë:

Zhvilluam një takim shumë të ngrohtë dhe përmbajtësor me Ambasadorin e Bashkimit Evropian, mikun tonë të çmuar, Michalis Rokas.

Partneriteti ynë me BE-në është i palëkundur, me fokus të plotë në Agjendën Reformuese, zhvillimin ekonomik dhe përparimin e qëndrueshëm. Bashkimi Evropian është shtëpia jonë. Integrimi evropian është e vetmja alternativë strategjike për vendin tonë.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme