Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, sot në një intervistë për emisionin “Politikantë” në Infomax, bëri të ditur se javën e ardhshme është caktuar një takim me ministrin aktual të Shëndetësisë, Arben Taravari, i cili po shqyrton mundësinë e largimit nga koalicioni qeveritar.
“Me Arbenin kemi një marrëdhënie të mirë personale si kolegë. Nuk e di saktësisht çfarë po ndodh, nëse do të largohet nga Qeveria apo jo, por kemi rënë dakord të takohemi javën që vjen”, deklaroi Filipçe.