Profesori universitar Afrim Osmani theksoi që mendimi miqësor i Komisionit të Venecias nuk jep përgjigje konkrete rreth çështjeve që kanë të bëjnë me kontestimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, por është vetëm një shpjegim i standardeve apo normative ndërkombëtare dhe evropiane për përdorimin e gjuhëve nga ana e pakicave.
“Këtu tashmë edhe parashtrimi i pyetjeve siç e thekson në vetë përgjigjen Komisioni i Venecias janë pyetje abstrakte dhe janë pyetje të përgjithshme. Andaj, në pjesën dërmuese të përgjigjes që e ka dhënë Komisioni i Venecias kemi përgjigje të përgjithshme pa mos u fokusuar në diçka konkrete. Tani do të vjen në shprehje kurthi i parë që çështja t’i referohet kushtetueses dhe vendimin e tyre njëfarë lloj ta bazojnë te gjoja mendimi i Komisionit të Venecias. Mirëpo, diçka konkrete viza-vijë ligjit mbi përdorimin e gjuhëve nuk kemi. Thjeshtë kanë kërkuar mendim mbi standardet apo mbi aktet apo normativën juridike ndërkombëtare dhe atë evropiane”, deklaroi Afrim Osmani në intervistën për “Alsat”.